31-vjeçari tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit, dorëzohet pas 5 orësh negociata

Shqipëria

31-vjeçari tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit, dorëzohet pas 5 orësh negociata

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:06
Elton Meta

Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëvritej me automatik në shtëpinë e vjehrrit të tij në fshatin Zhupan të Fierit.

Janë dashur 5 orë negociata dhe ndërmjetësim i motrës së tij në grupin negociator që ai më në fund të dorëzphej.

Elton Meta kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit duke kërcënuar se do të vriste veten me një automatik. Gjatë negociatave 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërkuar largimin e efektivëve, ndërsa familjarët ishin evakuuar nga banesa.

Burime për Report tv bëjnë të ditur se ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive ende të pazbardhura. I riu punon vazhdimisht në Greqi, si emigrant, dhe sipas burimeve konflikti që e ka çuar në gjendje të rënduar psikologjike, mund të ketë lindur pas ndonjë kërkese të mundshme për divorc nga ana e bashkëshortesh.

31-vjeçari Meta është i martuar prej vitesh me vajzën e shtëpisë dhe janë prindër të një fëmije. Ata nuk jetojnë në shtëpinë e vjehrrit, dhe është e paqartë përse ndodhej në hyrjen kryesore të oborrit të vilës 3-katëshe ku jetonte vjehrri i tij.

Image
Shtepia

Pas dorëzimit policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë, ndërsa i riu  u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat