Ngjarja tronditëse në Shkodër: Përplas qëllimisht një grua me makinë, i thyen këmbët

Shqipëria

Ngjarja tronditëse në Shkodër: Përplas qëllimisht një grua me makinë, i thyen këmbët

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një konflikt midis dy qytetarëve ka degjeneruar mbrëmjen e të dielës në një ngjarje të rëndë, ku një 61-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pasi ka shtypur me qëllim një grua 55-vjeçare me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kërtollaj, Gur i Zi, në Shkodër ku ata janë fqinjë.

Sipas informacioneve, shtetasi H.S. ka përplasura me mjetin e tij Mitsubishi 55-vjeçaren K.H. për arsye ende të padetajuara, duke shkaktuar thyerjen e këmbëve të kësaj të fundit, dhe duke tentuar të largohej më pas nga vendngjarja.

Personi u arrestua nga forcat e policisë, dhe do të procedohet me akuzën “plagosje e rëndë me dashje”. ndërkohë që e plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat