Tiranë, gjendet i vdekur ndihmës anestezisti i spitalit privat/ Dyshimet e para

Shqipëria

Tiranë, gjendet i vdekur ndihmës anestezisti i spitalit privat/ Dyshimet e para

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Gjendet i vdekur ndihmës anestezisti i një spitali privat në Tiranë.

Rreth orës 08:35 të mëngjesit të sotëm, në hollin e një spitali privat, është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, M.A., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat