Veliaj me biçikletë, Rama e Ruçi duke qeshur me njëri-tjetrin, si u dukën anëtarët e PS pas mbledhjes

Shqipëria

Veliaj me biçikletë, Rama e Ruçi duke qeshur me njëri-tjetrin, si u dukën anëtarët e PS pas mbledhjes

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:28
Rama, Ruçi dhe Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e shtabit elektoral të Partisë Socialiste ka parapëlqyer të vijë me biçikletën e tij.

Ai është fotografuar duke  ikur në shtëpi me mjetin dyrrotak. Veliaj është përpjekur gjatë gjithë viteve si kryebashkiak i Tiranës që të vendosë në cdo rrugë korsi biçikletash, duke dhënë në këtë mënyrë edhe shembull përmes vetes së tij.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë dalë bashkë të buzëqeshur nga mbledhja e shtabit, të dy të veshur me kostum blu e këmishë të bardhë. Ruci njihet si një ndër politikanët shqiptarë që qesh shumë rrallë, por krah Ramës ai është parë duke buzëqeshur edhe pse nuk dihej se për çfarë po diskutonin.

Ndërsa Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri kanë diskutuar në mënyrë mjaft serioze  gjatë daljes nga mbledhja.

Eliosa Spiropali ka preferuar të veshë një palë pantallona të zeza, xhaketë përsëri të zezë dhe bluzë të bardhë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat