ISSH me 53 shërbime online, Rama: Shkurtohet kohë dhe shmanget kontakti me administratën

Shqipëria

ISSH me 53 shërbime online, Rama: Shkurtohet kohë dhe shmanget kontakti me administratën

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:06
Edi Rama

Shumica e shërbimeve për sigurimet shoqërore mund të merren online përmes portalit e-Albania. Kjo për Kryeministrin Rama është një shpëtim për qytetarët, të cilët në radhë të parë shmangin kontaktin me administratën, i cili ishte një burim korrupsioni. Nga  ISSH në Durrës, kreu i qeverisë tha se në një të ardhme të afërt nuk do ketë më shërbime në sportele.

Nga Durrësi, ku vizitoi zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Kryeministri Edi Rama tha se marrja e shërbimeve online ka transformuar gjithë sistemin.

Sipas tij, është janë shmangur radhët në sportele, dhe mbi të gjitha shmanget kontakti fizik mes personit dhe administratës.

Ndërkohë ministrja Anila Denaj tha se shërbimet online kanë shkurtuar me 50 përqind kohën për qytetarët.

Janë 53 shërbime që qytetarët mund t’i marrin online, të cilat më parë ofroheshin në sportele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat