Heqja e koalicioneve, Mediu: Nuk më tregon dot Rama se si duhet të futem në zgjedhje

Shqipëria

Heqja e koalicioneve, Mediu: Nuk më tregon dot Rama se si duhet të futem në zgjedhje

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:47
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për Ora News, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në vend.

Sipas anëtarit të Opozitës së Bashkuar, Rama dhe mazhoranca vijon me shkatërrimin e ligjshmërisë, ekonomisë duke shkaktuar një depresion shoqëror.

Ai shtoi se, është detyrë e opozitës të ngrejë zërin për këto problematika, ndërsa shtoi se, asnjë parti nuk mund ti thotë atij se si duhet të futet në zgjedhje.

Pse nuk shkon opozita me një propozim tjetër në tryezën e Këshillit Politik?

“Ne nuk po qajmë, por kemi detyrime përballë qytetarëve shqiptarë e partnerëve ndërkombëtarë për të bërë me dije çfarë po ndodh. Dhe duhet si qytetar të shohim veprimet e kryeministrit, të subjekteve politike, çfarë tentojnë: të mirën e qytetarëve, të mirën e Shqipërisë europiane apo pazaret dhe interesat e tyre personalë?

Të gjitha zhvillimet tregojnë qartësisht se qëllimet e Edi Ramës dhe mazhorancës që shkon nga mbrapa, nuk kanë të bëjnë me shqiptarët, nuk kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë, por mbajtjen e pushtetit dhe rritjen e pasurisë dhe korruptimit të të gjithë strukturës sociale dhe ekonomike të vendit.

Pra, ky është qëllimi. Dhe është detyrë shumë fisnike e opozitës për ta bërë këtë. Opozita i ka dhënë opsionet. Opozita e ka bindjen se është kushtetuese, është ligjore, ndërtimi i koalicioneve dhe bashkimi qytetarëve, i subjekteve politike sido që të jenë. Nuk mund të më thotë mua një parti se si duhet të dalë unë në zgjedhje”, tha ndër të tjera Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat