Shqetësimi i Metës: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për HEC-e

Shqipëria

Shqetësimi i Metës: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për HEC-e

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:41
Tryeza e rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”.

Presidenti, Ilir Meta, ngriti alarmin për ndërtimin pa kriter të HEC-eve në vendin tonë.

Duke nënvizuar faktin se Shqipëria ka dendësinë më të lartë të HEC-eve në rajon, Kreu i Shtetit me shqetësim tha se nuk ka degë degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e.

Meta: Në këtë fazë tranzicioni mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim. Ekspertët sot theksojnë se nuk ka degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e.

Meta: Dendësia e HEC-eve është më e larta në Ballkan, gati dyfish me vendet e rajonit. Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda zonave të mbrojtura të vendit ose në zona që janë të mundshme për tu mbrojtur në të ardhmen siç është rasti i lumit Vjosë.

Deklaratat Meta i bëri gjatë tryezës së rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat