Përplasja në Kuvend/ Rudina Hajdari: Koha juaj mbaroi, mashtruesa. Spiropali: Rudinë mbaj gojën!

Shqipëria

Përplasja në Kuvend/ Rudina Hajdari: Koha juaj mbaroi, mashtruesa. Spiropali: Rudinë mbaj gojën!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:14
Rudina Hajdari, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me deputeten Rudina Hajdari sot në Kuvend.

Deputetja Hajdari akuzoi maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar me listat kur është shprehur se do të happen 100 %.  Duke I bërë thirrje të tërhiqen Hajdari e mbylli fjalën e saj në foltoren e kuvendit duke I thënë se koha e tyre ka mbaruar.

Menjëherë ka replikuar Spiropali duke I këkuar që të mbajë gojën dhe të provojë vetë të dalë të votojë.  

Rudina Hajdari: “Rama mashtroi për listat e hapura. Do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha. Deputetët në Kuvend i cakton prapë kryetari. Si mund ta bëni këtë. Si i mashtroni qytetarët?

Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli se jeta juaj është luksoze dhe ju e dini si e përballoni ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetarëve zvarriten nëpër rrugë për të gjetur një punë.

Pse mbroheni në listat e kryetarëve tuaj prandaj jeni këtu. Ka dy rrugë ose të tërhiqni propozmin dhe të humbisni me dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim por dijeni mirë koha juaj ka mbaruar.“

Elisa Spiropali: “E nderuar Rudinë mbaj gojën. Vëri fre vetes. Nuk të kemi asnjë borxh. Broqkullit pa sens. Nëse do të flasësh për lista e zgjedhje ti nuk je e votuar. Ke hyrë në lista. Dil tani, provoje, pije detin, hyri detit në këmbë të shohim ku do të dalësh, në breg apo në anën tjetër. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat