Shpallja e aplikimeve për ‘Kushtetuesen’, Varhelyi: Ngritja e gjykatës kusht për negociatat me BE-në

Shqipëria

Shpallja e aplikimeve për ‘Kushtetuesen’, Varhelyi: Ngritja e gjykatës kusht për negociatat me BE-në

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:33
Oliver Varhelyi

Pas ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur shpalljen e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ai thekson se është një hap para për drejtësinë dhe plotësimin e  kushtit të kërkuar nga BE-ja, që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese për të nisur negociatat. Varhelyi thotë se është  thelbësore që të gjithë autoritetet e Shqipërisë të mbështesin këtë proces pa pasur vonesa. Ai gjithashtu përsëriti se BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit.

 “Unë mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vendet e lira të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Thelbësore që të gjithë autoritetet e Shqipërisë të mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. . BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat