Stuhi në fundjavë, Mbrojtja Civile kërkesë për gatishmëri pesë prefekturave

Shqipëria

Stuhi në fundjavë, Mbrojtja Civile kërkesë për gatishmëri pesë prefekturave

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:56
Tiranë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë pesë prefekturave të vendit ku u kërkon të marrin masa për shkak se moti do të përkeqësohet gjatë fundjavës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit prefekturat Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër do preken nga reshje të dendura shiu.

AKMC paralajmëron se reshjet e shiut dhe stuhitë në këto zona mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura, në dy ditët në vijim, dhe ka kërkuar që të kalojnë në  gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal, e të njoftohet popullsia për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Sipas AKMC, pushteti vendor duhet të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat