PS mbledh shtabin e fushatës/ Rama kërkon më shumë takime me votuesit

Shqipëria

PS mbledh shtabin e fushatës/ Rama kërkon më shumë takime me votuesit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:08
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi shtabin e fushatës elektorale të cilëve u kërkoi intensifikimin e takimeve në çdo qark.

Por sa i kënaqur është Edi Rama me punët e deritanishme përgatitore për betejën e 25 Prillit. Përgjigja që dha më shumë se sa një prononcim rutinë për median ishte një mesazh i drejtpërdrejtë publik për drejtuesit politik në qarqe.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë”, u shpreh Rama.

TEST-Ndërkohë socialistët mblodhën edhe grupin parlamentar nga ku Taulant Balla u ka kërkuar çdo deputeti të përfshihet në takime duke mos lënë pa shkuar edhe në zonat më të thella të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat