​Edi Rama takohet me Nikë Gjeloshaj në Tuz

Shqipëria

​Edi Rama takohet me Nikë Gjeloshaj në Tuz

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:00
​Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli në Podgoricë.

Sipas këtij mediumi, kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, bartësi i Listës Shqiptare.

Gjeloshaj konfirmoi për "Vijesti" takimin me Ramën, por nuk deshi të japë detaje.

"Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t'ju them asgjë më shumë se kaq," tha ai.

Burimet e "Vijesti" pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.

Ndryshe, kryeministri Rama mbështeti Milo Gjukanoviq dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat