Elbasan/Infektohen me koronavirus dy mjekë, tre infermierë dhe një edukatore, mbyllet kopshti

Shqipëria

Elbasan/Infektohen me koronavirus dy mjekë, tre infermierë dhe një edukatore, mbyllet kopshti

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:43
Ilustrim

Në Elbasan, gjatë 48 orëve të fundit, është raportuar se kanë rezultuar të prekur me Covid-19 dy mjekë familje, tre infermiere dhe një edukatore.

Pas rastit të raportuar për kopshtin nr.9 në Elbasan administrata e pushtetit vendor ka informuar prindërit e fëmijëve, që të mos paraqiten përkohësisht në këtë kopsht, deri sa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme e të jashtme, si edhe hetimi epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores, duke u bërë tamponi.

Ndërkaq, një ditë më parë u raportua se tre infermierë dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore të lagjes “Skendërbej”, në Elbasan, ishin me Covid-19 dhe menjëherë ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe janë zëvendësuar me personel tjetër dhe shërbimi vazhdon normalisht në qendrën shëndetësore. Rastet gjatë gjithë këtij muaji në Elbasan kanë qenë në shifra shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat