Njëri nga të plagosurit në Kamzë në gjendje të rëndë, policia del me deklaratë për ngjarjen

Shqipëria

Njëri nga të plagosurit në Kamzë në gjendje të rëndë, policia del me deklaratë për ngjarjen

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në Kamzë, ku konfirmohet plagosja e dy të rinjve.

Efektivët e policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, të miturin Shpresim Duraku, 16 vjeç, banues në Laknas.

I riu akuzohet se në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me Endi Dakun, 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë, shoku i Endi Dakut, sepse ka goditur me mjete të forta në trup Shpresim Durakun.

Aktualisht shtetasi Endi Daku ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Duraku ka pësuar dëmtime të lehta.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat