Korçë, transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Shqipëria

Korçë, transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:04
foto nga vendi ngjarjes

5 persona janë arrestuar nga policia në Korçë për shkak se u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat