Shqipëria “mbytet” nga azilantët, banorët të çliruar pas boshatisjes së qendrës në Babrru: Kemi rënë në qetësi!

Shqipëria

Shqipëria “mbytet” nga azilantët, banorët të çliruar pas boshatisjes së qendrës në Babrru: Kemi rënë në qetësi!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:17
Ilustrim

Më shumë se 8 mijë klandestinë janë kapur nga janari deri në shtator në Shqipëri, në tentativë për tu larguar drejt vendeve të BE-së. Rreth 20% e tyre kanë kërkuar azil, por autoritetet kanë marrë në konsideratë vetëm 1250 prej tyre duke i pranuar tek qendra e pritjes për azilantët. Pavarësisht se këtë vit në vendin tonë janë kapur 3 mijë klandestinë më shumë se një vit më parë qendra e strehimit të tyre në Babrru është pothuajse e boshatisur.

Shqipëria ka shënuar përkeqësim në treguesin e klandestinëve dhe emigrantëve të paligjshëm të kapur brenda vendit nga fillimi i këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.

Refugjatët kanë mbërritur kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që 2300 prej këtyre personave ilegalë kanë kërkuar statusin e azilantit, ndërsa autoritetet kanë marrë në shqyrtim vetëm 1250 kërkesa duke i strehuar tek qendra e azilkërkuesve në Babrru.

Por pavarësisht se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, numri i personave që mbahen në qendrën e azilkërkuesve në 3 muajt e fundit ka rënë madje kjo qendër është thuajse e boshatisur.

Aty qëndron një numër i vogël personash të cilët kanë përfituar prej vitesh statusin e azilantit, siç është rasti i këtij refugjati, i cili edhe pse ka mësuar gjuhen shqipe dhe refuzon të flasë në media.

Me largimin e refugjatëve nga qendra pritëse për azilkërkuesit, sipas banorëve janë zgjidhur dhe problematikat e cenimit të rendit dhe vjedhjes së banesave që ndodhen në zonë.

“Rruga është e qetë, ne kalojmë të qetë, nuk kemi pasur asnjë shqetesim.”

“Na çliroi se rrinin rrugëve.”

“Që kur e kanë hequr nuk kam dëgjuar gjë”.

Javët e fundit policia ka raportuar vazhdimisht raste të kapjes së personave që tentojnë të transportojnë emigrantët e paligjshëm.

Episodi më i fundit u regjistrua të enjten në Korçë ku u prangosën 5 shtetas të cilët u kapën duke transportuar 25 klandestinë.

Së fundmi transportuesit e klandestinëve krahas mjeteve luksoze me xhama të zinj, janë duke përdorur dhe makina me qira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat