A do t’u themi mirupafshim temperaturave të larta? Parashikimi i motit për këtë javë

Shqipëria

A do t’u themi mirupafshim temperaturave të larta? Parashikimi i motit për këtë javë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:05
Ilustrim

Fundjava që lamë pas solli një rritje të ndjeshme të temperaturave. Pas shumë ditëve të freskëta dhe me shi, ndjemë sërish një valë të nxehti vere. Edhe pse u duk se verës i erdhi fundi, rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave dhe ndjenjën e zagushisë mëngjesin e së dielës.

Sipas Shërmbimit Meteologjik Ushtarak, kështu parashikohet të nisë edhe kjo javë. Megjithatë vendi do të karakterizohet nga moti i paqendrueshëm. Reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmjen e ditës së martë, vranësirat në shtim do t’u paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin. Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites. Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për t’u rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet.

Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat