Manastirliu publikon video një ditë para detyrimit për maskën: Koha për solidaritet, kur dilni nga shtëpia mos e harroni…

Shqipëria

Manastirliu publikon video një ditë para detyrimit për maskën: Koha për solidaritet, kur dilni nga shtëpia mos e harroni…

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:20
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video sensibilizuese një ditë para se në Shqipëri të hyjë në fuqi urdhëri për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Manastirliu thotë se maska duhet bërë zakon i përditshëm dhe askush s’duhet ta harrojë kur del nga shtëpia.

Po ashtu ajo thekson se me mbajtjen e maskës nuk i jepet mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet dhe të dëmtojë shëndetin e njerëzve.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

#COVID19
Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër. Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit.
 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!
Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin!
#BASHKË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat