Shpërthen në lot shqiptari nga Kosova/ Prindërit donin ta abortonin, familja shqiptare i shpëton jetën

Shqipëria

Shpërthen në lot shqiptari nga Kosova/ Prindërit donin ta abortonin, familja shqiptare i shpëton jetën

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 16:40
Hyseni

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ditën e sotme ishte i ftuar Isufi nga një fshat i Gjakovës, i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në ’95 Isufi dhe familja e tij vendosën të largohen jashtë shtetit. Ata qëndruan për 4 muaj tek një familje në Tiranë dhe e tentuan dy herë të largoheshin, por nuk i eci. Bashkëshortja e Isufit në këtë periudhë kohe ngeli shtatzënë dhe për shkak të rrethanave dëshironin ta abortonin, por nëna e familjes shqiptare Nezi i doli zot familjes së Isufit dhe nuk i lejoi që ta abortonin.

Në "Ka një mesazh për ty" Isufi i bëri një surprizë vajzës së nënë Nezit dhe e falenderoi atë publikisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë familja e saj gjatë periudhës së luftës në Kosovës.

“Kam një peng kjo fillon në vitin 1995, kur unë dhe familja kemi tentuar për të ikur jashtë shtetit nga Shqipëria. Djali i xhaxhait ishte bërë dhëndër në Shqipëri dhe miqtë e tij i kishte në Laprakë. Vjehrri quhej Maldoq. Erdhëm në Shqipëri 3 fëmijët e mi dhe bashkëshortja e qëndruam tek shtëpia e tij. Aty pashë dy vajza binjake, Brisilda dhe Brikena, kishin dhe një vëlla Atlinin dhe një shoqe Kozeta. Ata qëndronin tek një shtëpi tjetër pranë, ku edhe kjo ishte shtëpia e Maldoqit. I thashë që të kalojmë tek kjo shtëpi sepse jemi shumë veta dhe aty do jemi më mirë. Gjatë 4 muajve e kemi provuar 2 herë. Një herë shkuam deri në Itali e u kthyem, ndërsa një herë tjetër shkuam deri në ambasadë. Gjatë këtyre muajve po komunikonim me Brisildën dhe i treguam gjërat familjare, filloi të dinte gjithçka për ne. Pas 2 muajsh ajo ka ftuar prindërit e vet prej Barjam Curit. Ishin njerëz shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ta. Ishte xhaxhi Esat Elezi dhe nëna Nezi. Një nënë shumë e madhe, sesi i kishte bërë disa lekë nuk e di, a shiti diçka atje a se di, i kishte disa lekë dhe i kishte lënë në xhaketë dhe më tha, shiko djali im, ty të kam djalin e madh, shiko ku i ke lekët nuk ke nevojë të pyesësh, për çfarë të kesh nevojë aty merri. Unë i merrja kur kisha nevojë dhe i shkruaja në një bllok. Në fund të fundit edhe pse i shkruajta nuk mi mori. Ika në Kosovë dhe kisha një numër të tezes së saj sepse ata nuk kishin telefon. Atë numër e kisha në mendje gjithmonë dhe komunikonim herë pas here. Kur isha në Tiranë, gruaja më ngeli shtatzënë në ’98 dhe kur e morëm lajmin nuk e dinin se çfarë do bënim a do kthehemi në Kosovë apo a do ikim jashtë, ishim tek shtëpia e tjetrit. Unë i thashë gruas për ta abortuar. Kur e dëgjoi nëna Nezi tha që ai fëmijë në asnjë mënyrë nuk do hiqet, sido që të bëhet ju jeni në shtëpi tha. Kjo është shtëpia jonë tha dhe jemi bashkë”, u shpreh Isufi.

Në studio hyri dhe djali i Isufit, Hyseni të cilin donin ta abortonin. Isufi ftoi në studio Brisildën e cila u bë dhe shkaku për njohjen me nënë Nezin e cila ka ndërruar jetë para një viti. Ai falenderoi Brisildën për ndihmën e madhe që i kanë dhënë në atë kohë ndërsa Brisilda u emocionua dhe tha se i konsideron ata një familje. Hyseni i përlotur u shpreh se falë kësaj familje ai është gjallë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat