Rama pas mbledhjes së PS: E turpshme që kemi në zyrën e Presidentit një njeri që ka dalë nga shinat

Shqipëria

Rama pas mbledhjes së PS: E turpshme që kemi në zyrën e Presidentit një njeri që ka dalë nga shinat

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:22
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS në qarqe në takimet e përjavshme.

Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes rama u pyet për deklaratën e Presidentit meta, i cili e qujati PS-në një organizatë kriminale: Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar sepsenuk ëshët hera e parë, por është e turpshme, për të gjithë ne që të kemi një indivd në zyrën e Presidentit që ka dalë nga të gjtha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetn dhe instituucionin në dispozion të një force të degraduar si partia prej së cilës ai vjen dhe shkon.

I ka përmbushur mazhoranca detyrimet për vakancat në GJK?

Nuk ka asnjë detyrë të drejtëprdrejtë qveria në këtë drejtim sepse sitemi është i pvarur prej nesh pior në dijeninë time janë të gjitha mundësitë që procesi të vzhdojë normalisht evendet të plotësohen.

A do përballeni me padinë e PD për inceneratorët?

Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit , mungesës së vizionit te opozitës do shkojnë duke u bërë gjithnjë më të dukshme, turpshme. Fjalori shqip do njohë një shpërdorm të madh si nga PD dhe partia presidencilae, por ne do do shohim pëpara dhe do shohim punën tonë në drejtim të njerzve qeverisë duke pasur në fokus njerëzit.

Më vjen mirë tu them se në platformën e aplikimeve për ata që duan të na bashkohen në skuadër , në kaq pak ditë më shumë se 50 shprehje interesi,
dhe numri do rritet, procesi do jetë skrupuloz që të integrohen ata të duhurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat