6 punonjëse me Covid-19, mbyllet kopshti me 65 fëmijë në Vlorë

Shqipëria

6 punonjëse me Covid-19, mbyllet kopshti me 65 fëmijë në Vlorë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Është mbyllur në Vlorë kopshti numër dy, pasi katër punonjëse dhe dy sanitare kanë rezultuar me Covid-19.

Mësohet se në këtë kopsht rezultojnë të regjistruar 65 fëmijë. ISHSH ka bërë mbylljen e tij sot në mesditë, pasi kanë mbërritur analizat pozitive, të marra një ditë më parë.

Ky është kompshti i dytë që mbyllet, pas atij në Pogradec, saktësisht “Persefoni Treni”, i cili ka 14 edukatore; nga këto 4 pozitive si dhe nga 3 sanitare 2 kanë rezultuar pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat