Rama përsërit thirrjen: Naftëtarët duhet të dalin nga greva

Shqipëria

Rama përsërit thirrjen: Naftëtarët duhet të dalin nga greva

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë ftesën për të biseduar me naftëtarët, por me kusht që të dalin nga greva e urisë.

Në një postim në tëitter, kreu i qeverisë thotë se ky problem nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Sot gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, por ato shprehen të vendosura për të vazhduar deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat