Eksperti Zef Preçi jep alarmin për financat publike dhe PPP

Shqipëria

Eksperti Zef Preçi jep alarmin për financat publike dhe PPP

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:23
Zef Preçi

Drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, analizoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, në të cilin janë parashikuar edhe gjashtë PPP të reja. Gjatë një interviste në Euronews Albania, eksperti i ekonomisë tha se ky hap rrezikon të kthehet në një minë me sahat për ekonominë shqiptare.

Ai theksoi se shumica e PPP-ve të reja janë të panevojshme, të pakërkuara dhe të parakohshme për stadin ku ndodhet shoqëria shqiptare. 

“Gjashtë PPP të reja të reja për ekonominë në rastin më të mirë do të thotë një rritje e borxhit publik drejt kufijve e pakontrollueshëm, që është një kërcënim për ekonominë, dhe në rastin me të keq është një nënshtrim i qeverisë për lobet e oligarkisë për interesa që nuk kanë të bëjnë me ekonominë  kombëtare. Shumica e tyre janë të pa kërkuar, të panevojshme, të parakohshme e dhe përtej fuqisë reale që ka ekonomia jonë reale. Në thelb që gjithçka që buron nga buxheti është për të ruajtur vendet e punës dhe për të futur në qarkullim potencialet që ka vendi”, tha ai.

Eksperti renditi rreziqet reale, që mund të shkaktojnë koncesionet dhe Partneritetet Publike Private.

“Këto PPP të reja do të rrisin kostot e shërbimeve publike për të cilat ofrohen, rrezikojnë të çojnë në dobësim kontrollin mbikëqyrës të shtetit. Taksapaguesit shqiptarë në vend që të kenë spitale dhe shkolla më të mira, do të detyrohen të paguajnë këto kontratat, që në thelb janë të parakohshme”, shtoi ai.

Ky hap i qeverisë shqiptare është kritikuar ashpër nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se PD-ja do të kalojë në filtër të gjitha koncesionet dhe PPP-të, që janë dhënë nga qeveria Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat