Iu shty aprovimi për kandidaturën e deputetit, demokratët shprehin mbështetje për Salianjin

Shqipëria

Iu shty aprovimi për kandidaturën e deputetit, demokratët shprehin mbështetje për Salianjin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 21:44
Ervin Salianjit

Lënia jashtë listët paraprake të kandidatëve për deputetë të Ervin Salianjit nga ana e Komisionit të Vlerësimit brenda PD-së, duket se nuk është pritur mirë nga demokratët.

Në faqen e Partisë Demokratike në Facebook, ku paraqit lajmi që Salianji ishte në listën kombëtare që u shtyhej aprovimi, dhjetëra komente nga mbështetët të opozitës kritikojnë vendimin.

Anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së shprehen të habitur se si Salianji është lënë në këtë listë kur sipas tyre, ka qenë një nga zërat më të fortë opozitarë kundër qeverisë në 7 vite.

“Suksese kandidateve por te hiqet Ervini qe ka 7 vite qe ben opozite me shume se kushdo tjeter aty nuk ka asnje kuptim”- shkruan dikush.

Të tjerë thonë se humbja e PD-së në Qarkun e Korçës do të jetë spektakolare nëse nuk kandidon Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat