Ankandi në Kolonjë/ Garuesi i vetëm fiton mijëra hektarë truall, kontrata për 99 vite

Shqipëria

Ankandi në Kolonjë/ Garuesi i vetëm fiton mijëra hektarë truall, kontrata për 99 vite

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:52
Erion Isai

Pjesëmarrja e vetëm një konkurenti, që automatikisht shpallet dhe fituesi nuk është procedurë e ndjekur vetëm në tendera por edhe në ankande.

Në këtë mënyrë ka vepruar Bashkia e Kolonjës, nën drejtimin e aktorit Erion Isai, për disa prej ankandeve që ka zhvilluar.

Në shkurt të këtij viti ky institucion i ka dhënë me qera Juljana Sinanaj një sipërfaqe prej 509 m2 truall dhe ndërtim pa asnjë garues.
Sipas të dhënave në QKB, Juljana Sinanaj rezulton se kishte pezulluar aktivitetin e saj që në mars të vitit 2017 për tu rikthyer sërish më 19 dhjetor.

Vetëm 4 ditë pas rikthimit subjekti shton në objektin e aktivitetit, pikërisht qëllimin për të cilin bëhej dhënia e pasurisë me qira. Periudhë që koincidon me një javë parahapjes së ankandit.

Megjithatë ky nuk është i vetmi rast. Për ankandin “Dhënie me qera të tokës bujqësore”, subjekti Glekost shpk është shpallur fituesi i lotit të tretë, katërt dhe pesë.

Ky subjekt në fakt rezulton të jetë themeluar në 10 shtator me një kapital prej 1 mijë lekësh, ndërkohë që ankandi është hapur më 24 gusht.
Por kjo nuk e ka penguar që vetëm një muaj pas themelimit të jetë fituesi i tre loteve me ofertën prej 6500 lekë për hektarë në vit.

Kohëzgjatja e kontratës është për një periudhë 99 vjeçare për sipërfaqen prej 4.0574 HA . Edhe në këtë rast pjesëmarrës ka qenë vetëm Glekost.
Por edhe fituesi i lotit të gjashtë ka ndryshuar objektin e aktivitetit të tij para se të shpallej fitues.

Alban Gjikondi fillimisht ofronte shërbime në internet, dhe më pas, në 28 shtator, shton dhe aktivitet bujqësor dhe më pas i vetëm në garë shpallet fitues i tij më 19 tetor.

Edhe kohëzgjatja e kësaj kontrate është për një afat 99 vjeçar ndërsa subjekti do të paguajë 6 mijë lekë për hektarë në vit për një sipërfaqe prej 3.7543 hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat