Pamjet/ 4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri, nisen për në Shqipëri! Flet Endri Dumani: Mezi pres të takoj mamin…

Shqipëria

Pamjet/ 4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri, nisen për në Shqipëri! Flet Endri Dumani: Mezi pres të takoj mamin…

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:02
4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri

4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri Al Hawl po nisen drejt Shqipërisë.

4 fëmijët e mitur dhe gruaja ndodhen aktualisht në aeroportin e Bejrutit, ku kanë hipur edhe në avionin që nga momenti në moment pritet të niset drejt vendit tonë.

I gjithë operacioni është ndjekur nga krye-ministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandë Lleshaj

Fëmijët e nxjerrë nga Al Hawl janë Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha dhe Endri Dumani. Është nxjerrë nga kampi i Al Hawl dhe nëna e tre fëmijëve Floresha Rasha.

Floresha Rasha së bashku me  3 fëmijët dhe Endri Dumanin do të mbërrijnë  në Shqipëri pas disa orësh.

Ndërkohë për Top Channel Endri Dumani është shprehur: Jam mirë me shëndet, mezi pres të takoj

mamin dhe dajën.

Floresha: Gjithmonë e kam pritur këtë ditë. Jam shumë e gëzuar.

Doktoresha: “Duken të  qetë. Do të shihen në vazhdimësi me kujdes dhe edukator. Që të kthehen sa më shpejt në jetën sociale. Është ngritur një qendër për ta.

Psikologia: Si fillim do t’ju ofrojmë këshillim psikologjik. Vijnë nga ngjarje traumatike dhe kjo do jetë. Punë me terapi arti dhe loje të fillojnë të rehabilitohen në komunitet.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat