“Nuk presim asnjë sekondë për Kodin”, Rama: Meta është lideri alternativ i opozitës së copëtuar

Shqipëria

“Nuk presim asnjë sekondë për Kodin”, Rama: Meta është lideri alternativ i opozitës së copëtuar

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:12
Edi Rama

Pas mbërritjes nga Libani në Rinas, kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me qëndrimin e komisionerit Oliver Varhelyi sa i përket rivotimit të Kodit Zgjedhor.

Kreu i qeverisë ka këmbëngulur se pavarësisht apelit për të pritur opinionin e Venecias, Kuvendi do ta votojë pa vonesë Kodin.

Në fjalën e tij të shkurtër lidhur me këtë çështje, nuk munguan as sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta, që iu drejtua Venecias me kërkesë të PD dhe LSI.

“Kodin do ta votojmë pas asnjë vonesë. Parlamenti nuk pret asnjë sekondë më tepër. Unë fola edhe privatisht me komisionerin. Meta është sot lideri alternativ i një opozite të copëtuar dhe lideri absoluti i një force të degraduar. Ne nuk hyjmë në aventurën e Ilir Metës”  – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat