Banorët e fshatit Armen, 30 vite pa rrugë e ujë: Kryetari e deputetët na zhgënjyen

Shqipëria

Banorët e fshatit Armen, 30 vite pa rrugë e ujë: Kryetari e deputetët na zhgënjyen

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Armen në Bashkinë Selenicë denoncojnë atë që e quajnë braktisje nga Qeveria qëndrore e Bashkia në 3 dekada. Rruga dhe uji, janë dy prej problemeve që thonë se po boshatisin fshatin.

Mungesa e infrastrukturës është shqetësimi kryesor për banorët e fshatit Armen në bashkinë e Selenicës.

Banorët tregojnë se investimi i fundit aty daton tre dekada më parë.

Prej asaj kohe kanë parë vetëm të ashtuquajturin çakull elektoral.

“Rruga jonë ka vite kështu, është në gjendje të mjerueshme.”

Depozitat mbi taracat e shtëpive tregojnë për mungesën e ujit.

Banorët thonë se investimet nuk kanë munguar, por hedhin hije dyshimi për abuzime e për pasojë furnizohen me orare shumë të reduktuara.

“Nuk ka as ujë, as rrugë.”

“Ka mbi 10 vjet që nuk kam ujë dhe nuk e mbyllin kontratën.”

Thonë se drejtuesit vendor dhe përfaqësuesit në Parlament i kanë zhgënjyer.

Sidomos këta të fundit, që siç thonë banorët, shumë premtuan e asgjë nuk bënë.

E hakun thonë se do tua marrin me votë.

“Kur janë votimet bëjnë shumë premtime dhe nuk mbajnë asgjë. “

Të harruar në tokat e të parëve, thonë se shumica e kanë kërkuar jetën më të mirë në vende të tjera.

Thuajse gjysma e banorëve është larguar në 30 vite.

“Fshati ka pasur 500 familje, tani mund të jenë 100.”

Pjesa më e madhe e fshatrave në qarkun e Vlorës janë ankuar në vazhdimësi për mungesën e investimeve nga bashkitë, ku të gjitha tashmë drejtohen nga e majta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat