Bollino: Zgjedhjet në Holandë do ndikojnë në vendimarrjen e hapjes së negociatave për vendin

Shqipëria

Bollino: Zgjedhjet në Holandë do ndikojnë në vendimarrjen e hapjes së negociatave për vendin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:38
Carlo Bollino

Analisti Carlo Bollino i ftuar mbrëmjen e sotme në Open është shprehur se zgjedhjet në Holandë do të ndikojnë në vendimmarrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Unë mendoj që është orientimi dhe jo kushti, se nëse do të ishte kusht negociatat do tw ishin me kohë. Vetë anëtarët e BE përplasen çdo ditë me Brukselin. Pjesa e Brukselit është një orientim politik. Duke ndjekur logjikën e opozitës ishte që kuvendi duhej ta bënte sa më shpejt. Sot prova ishte vota. Nuk mund të paragjykojmë vendimet, duhet të sfidoj çdo eurodeputet që të bëjë të dyshimtë çdo votë në kuvend. Nuk ndikon fare në BE. Do të ndikojnë zgjedhjet në Holandë në vendimmarrjen e hapjes së negociatave se sa komenti në Twitter”, tha Bollino.

Ai gjithashtu thotë se Këshilli Politik është një krijesë ekstraligjore ose jashtëligjore që nuk ka vlera kushtetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat