“Numër i ulët tamponësh”, OSHKSH i kthen përgjigje Bashës

Shqipëria

“Numër i ulët tamponësh”, OSHKSH i kthen përgjigje Bashës

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor i ka kthyer përgjigje akuzave të kryedemokratit Basha se është zhvilluar një numër i ulët testimesh për Covid-19.

OSHKSH ka sqaruar se numri i testimeve është katërfishuar ditën e sotme, duke njohur një rritje progresive.

“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.
Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë”, thuhet në reagimin e OSHKSH.

Sakaq gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD tha se shëndetësia është në kolap, teksa shtoi se Rama ka dështuar me premtimet e dhëna.

“Në të katërta rastet që kam ndjekur personalisht, pavarësisht kërkesave të familjarëve për të tamponuar në këtë rast katër bashkëshortët e të infektuarve, tamponimi as nuk bëhej fjalë nga instancat shtetërore. Dhe në instatancat private ju e dini që kushton minimalisht nga 100 deri ne 120 mijë lekë të vjetra”, ka rrëfyer Basha.

Basha:  Sot ka qenë në Kukës ku sot jetojnë vetëm 1/3 e banorëve që ishin kur Edi Rama erdhi në pushtet. përmes taksave, faturave të energjisë, politikave raciste, 2/3 e kuksianëve janë detyruar të largohen. pasi ka shpunësuar dhe larguar qindra mijëra shqiptarë përsërit premtimet bajate. E vërteta është krejt ndryshe. Ka dështuar me çdo premtim që ka bërë. Ka premtuar 300 mijë vende pune ka çuar 500 mijë njerëz në azil. ka premtuar shëndetësi falas, shëndetësia sot në kolaps. Të tjerë që kanë nevojë për shërbim shëndetësor janë lënë në mëshirë të fatit dhe po vdesin trotuareve. Po iu kushto sot shqiptarëve shëndetin dhe jetën e të afërmeve të tyre sepse ka dështuar me pandeminë. Kjo është arsyeja që lëviz si pushtues. Nuk besoj se masa të tilla merren kundër COVID-it. Rama e di se është bërë një barrë e papërballueshme për çdo shqiptar, demokrat e socialist. Vetëm largimi i tij është ndarja me të keqen. largimi i tij ndryshimi që presin shqiptarët. Për këto pyetje që nuk do të marrin përgjigje, pres përgjigje nga struktura e posaçme antikorrupsion, të cilës prej 3 muajsh i kemi vënë në dispozicion faktet, kemi çuar javën e kaluar 3 kallëzime penale dhe vazhdon të heshtë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat