“Meta të shpërndajë parlamentin”, Mediu me strukturat në Fier: Rama refuzoi rrugën europiane

Shqipëria

“Meta të shpërndajë parlamentin”, Mediu me strukturat në Fier: Rama refuzoi rrugën europiane

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:43
Foto

Kryetari i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Fier, nga ku ka theksuar se është e domosdoshme që e djathta të bashkohet në zgjedhjet e 25 Prillit për të rrëzuar regjimin  e korruptuar të Edi Ramës që ka çuar Shqipërinë në kufijtë e një dëshpërimi të thellë.

Mediu: Kjo qeveri ka sjellë vetëm,varfëri,papunësi, korruspsion, pasiguri, krim, eksod masiv të pjesës më aktive të shoqërisë. Interesat kombëtare janë zëvendesuar me interesat personale. Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatoria është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane.

Diktatura komuniste është zëvendesuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Opozita dhe shqiptarët kanë vetëm një duhet të bashkohen në cdo skaj të Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij regjimi dhe rikthimin në rrugën europiane.

Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin duke mbrojtur kështu kushtetutën dhe interesat e Shqipërisë. Është detyrë e së djathtës të afrojë në politikën e saj, në garën për parlament dhe qeveri njerezit më të aftë, intelektualë brenda dhe jashtë vendit që se refuzojnë poshtërimin dhe përbuzjen e sektit Rama, të ofrojë intelektualë e të rinj që zotërojnë dijen dhe aftësitë për të ngërtuar një shtet të shqiptarëve për shqiptarët

Mediu foli edhe për kalimin e Kodit elektoral pa pritur vlerësimin e Komisionit të Venecias, duke thënë se refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi i qëllimit historik të shqiptarëve drejt rrugës europiane.

Mediu: Kalimi i Kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vleresimin e komosjonit të Venecias, injorimi i Gjermanisë dhe Europës është një krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve jo vetëm në këto 30 vite.

Ai u shpreh gjithashtu se diktatura komuniste është zëvendësuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet, ndaj duhet bërë çdo përpjekje për të garantuar votat e ndershme të së djathtes për ti rikthyer vendit vlerat më të mira, shpresën dhe besimim, të bëjë Shqipërinë vend anëtar te BE, siç e beri vënd anëtar të NATO-s nën drejtimin e Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat