Heronjtë e heshtur të pandemisë

Shqipëria

Heronjtë e heshtur të pandemisë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:38
Vjollca Vladi Musha, mësuese

Kjo është mësuesja Vjollca Vladi Musha. Ajo njihet si mësuesja e palodhur e fillores, e cila prej 30 vitesh mëson me përkushtim nxënësit e saj. Për shkak të pandemisë nga Covid-19, ajo iu përgjigj kërkesës së Ministrisë së Arsimit për të dhënë mësimin në RTSH shkolla.

Ajo ka ditë që punon edhe 12 orë, për të avancuar me regjistrimin  e orëve mësimore, në rast se qeveria do të marrë vendim për kalimin e shkollave online.

Fillimin e kësaj jave, Zyshë Vjollcës iu dha dhe vlerësimi si pjesë e programit “eTwinning 2020” pjesë e “Erasmus +” i financuar nga Komisioni Europian, ku janë të përfshirë 42 vende europiane. Por çmimi më i madh për të janë sukseset e nxënësve të saj. Mësimdhënia është një pasion shumë i madh për të, por përdorimi i maskës i ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat