Gazetari zbulon “çudinë” që po ndodh në SHBA: Një robot po kontakton njerëzit dhe…

Shqipëria

Gazetari zbulon “çudinë” që po ndodh në SHBA: Një robot po kontakton njerëzit dhe…

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 22:29
Ilir Ikonomi

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Presidenti aktual Donald Trump, ka si kundërshtar politik demokratin Joe Biden. Zgjedhjet po komentohen edhe në studion e emisionin “Open”, ku i ftuar është gazetari korrespondent në Amerikë, Ilir Ikonomi. Gazetari tha se në këto zgjedhje po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku robotë telefonojnë qytetarët e u kërkojnë të mos marrin pjesë në votime.

“Njerëzve iu janë bërë telefonata të çuditshme nga një robot, ku u thuhet se ka shumë radhë dhe dilni dhe votoni nesër. Mund të jenë grupe anarkiste, njerëz të ANTIFA për shembull. Në fillim kishte tension, por të them të drejtën ky tension nuk u pa sot. Ajo që shqetëson është mbyllja e bizneseve dhe mbulimi i tyre me dërrasa.”, tha Ikonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat