Akuzat e Speciales, Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit, s’ka drejtësi që ju ul dinjitetin

Shqipëria

Akuzat e Speciales, Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit, s’ka drejtësi që ju ul dinjitetin

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:04
Monika Kryemadhi

“Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë”.

Kështu shprehet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe fluturimit të tij, Kadri Veselit e Rexhep Selimit drejt Hagës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson bindjen e saj se, pavarësisht situatës aktuale, e drejta do të troumfojë përsëri.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës.

Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkruan Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat