Basha i numëron Ramës premtimet e pa mbajtura: Është koha për një të ardhme të re

Shqipëria

Basha i numëron Ramës premtimet e pa mbajtura: Është koha për një të ardhme të re

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 15:14
Lulzim Basha

Në vazhdon e replikave në distancë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i numëron kryeministrit Edi Rama premtimet e pa mbajtura, në lidhje me punësimet, çmimin e energjisë, së ushqimeve, etj.

Teksa zgjedhjet parlamentare po afrojnë, kreu i opozitës i thotë kryeministrit se po vjen dita “të largohesh gënjeshtar”.

Basha replikon me Ramën në Twitter

Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve.

Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat