Vendimi/ Nuk do të ketë më as radhë dhe as pritje për tamponin në vendin tonë

Shqipëria

Vendimi/ Nuk do të ketë më as radhë dhe as pritje për tamponin në vendin tonë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Ilustrim

Komiteti Teknik i Ekspertëve veç kufizimeve ka miratuar sot futjen e testeve të shpejta në vendin tonë,  të cilat do mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore apo spitaleve rajonale.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh lidhur me vendimin:

“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta”.

“Futja e tyre ul kohën e pritjes së qytetarëve se maskimumi i kryerjes së tyre shkon deri në 40 minuta”.

“Do kryhet pranë qendrave shëndetësore, spitalet rajonale, janë 100% specifike, se tregon nëse del pozitiv është pozitiv”.

Ajo shpejgoi edhe rastet kur një person del negativ  ose nuk paraqet simptoma.

“Nëse kemi test negativ por kemi shenja klinike, duhet të konfirmohet përmes PCR”.

“Nëse është asimptomaitik por ka kontakte me persona pozitive, duhet konfirmuar sërish me PCR“, – tha Silva Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat