Mediu: Pamundësia për të përballuar financiarisht COVID-19 po shkatërron familjet Shqiptare

Shqipëria

Mediu: Pamundësia për të përballuar financiarisht COVID-19 po shkatërron familjet Shqiptare

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

Pamundësia për të përballuar financiarisht COVID-19 po shkatërron familjet Shqiptare.Nga Dibra kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se kjo situatë  që i mbivendoset papunësisë është shqetësuese, ndaj ai kërkon që opozita të bashkojë Shqiptarët, për ndërtimin e shtetit të qytetarëve.

“Opozita Shqiptare duhet të ketë qëllim kryesor ndërtimin e shtetit, shtetit që i shërben të drejtave dhe lirive qytetare. Një nga historitë më të lavdishme , ku u bëmë pjesë e një historie të përbashkët me NATO-n, me ShBA-në dhe me Bashkimin Evropian. Sot persekutorët sillen si viktima dhe viktimat duan që ti persekutojnë”, është shprehut Mediu.

Mediu e cilësoisi absurde dhe antishqiptare debatet e nxitura qëllimisht rreth “Shtëpisë së Verdhe”.

“Më thoni një njohje të Pavarësëisë së Kosovës , që Qeveria Shqiptare e Edi Ramës,nga 2013 e këtej. Më thoni se kur është ngritur roli i Kosovës dhe i Shqipërisë gjithë këto vite, absolutisht asnjëherë”, shprehet Fatmir Mediu.

Sipas Mediut, Shqipëria duhet të ngrej në nivel të diskutimit politik në NATO, qëndrimet e Serbisë dhe ushtarak në ,armatimin ofensiv të saj nga Rusia dhe vëndet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat