Koronavirusi gjunjëzon institucionet në Berat, regjistrohen shumë raste

Shqipëria

Koronavirusi gjunjëzon institucionet në Berat, regjistrohen shumë raste

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

Koronavirusi është shtrirë keq edhe në institucione të ndryshme.

Kështu, në Berat situata është e rënduar. Një ndër institucionet është burgu, ku janë infektuar një gardian, një operator, një kuzhiner dhe një inspektor.

Gjithashtu janë infektuar me Covid një mjeke infeksioniste dhe një infermiere në repartin Covid në spitalin rajonal dhe një infermiere në Qendrën Shëndetësore numër 2.

Raste me Covid janë regjistruar dhe në Gjykatën e Beratit, ku janë infektuar dy punojës të administratës dhe një prokuror.

Koronavirusi vijon të përhapet dhe në institucionet arsimore, ku janë infektuar një sanitare në kopshtin “Barrikadë” dhe dy mësues në shkollën  9 vjeçare “22 Nëntori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat