Të dënuar për vjedhje/ OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit dy subjekteve të radhës në Tiranë

Shqipëria

Të dënuar për vjedhje/ OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit dy subjekteve të radhës në Tiranë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:02
OFL

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar këtë të premte formularin për deklarimin e pasurisë 2 personave të dënuar për vjedhje me armë.

Bylbil Thika dhe Erjon Cenokaçi do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre. Thika banues në Tiranë është dënuar për vjedhje me armë ndërsa Cenokaçi është dënuar për vjedhje me dhunë.

Njoftimi i plotë i OFL-së:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat