Kërdia me gjoba në Gjirokastër/ Gjobiten me 700 mijë lekë të rinj 4 persona që thyen karantinën

Shqipëria

Kërdia me gjoba në Gjirokastër/ Gjobiten me 700 mijë lekë të rinj 4 persona që thyen karantinën

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 16:27
Foto Ilustrim

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka gjobitur me 700 mijë lekë të rinj katër persona për  thyerje të karantinës.

Po ashtu bëhet e ditur se janë mbyllur pjesërisht edhe tre fasoneri. Bëhet fjalë për një fasoneri në Gjirokastër dhe dy në Përmet.

Po ashtu është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Gjithashtu është njoftuar mbyllja e pjeshme e Drejtorisë së Tatimeve, pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.

Nuk dihet ende derisa kohë do rrijë e mbyllur, por pritet një njoftim i dytë.

Pas përhapjes së shpejtë të virusit COVID në Gjirokastër, ISHSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat