Ministrja Balluku i përgjigjet Partisë Demokratike mbi akuzat për rrugën Milot-Fier 

Shqipëria

Ministrja Balluku i përgjigjet Partisë Demokratike mbi akuzat për rrugën Milot-Fier 

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:54
Belinda Balluku

Qeveria shqiptare ka zgjedhur të rihapë garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha në një intervistë për Euronews Albania se Aeroporti i Vlorës do jetë një aeroport, i cili do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë së shkallës, ndërsa shtoi se ky projekt strategjik do t’i japë një shtysë të fortë turizmit.

“Ky nuk është aeroport që i përket vetëm Vlorës, por është i të gjithë shqiptarëve. Ky është një zhvillmi i rëndësishëm që do të rrisë ekonominë e shkallës. Është një nga kolonat bazë të strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri”, tha ajo.

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj kritikoi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministrin Rama në lidhje me projektin e rrugës Milot-Fier. Ai u shpreh në një deklaratë për mediat se projekti i kësaj rruge është korruptiv pasi ka vetëm një ofertues.

“Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliardë euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është kompania greke Terna. Ka shkuar pikë për pikë siç e kemi parashikuar ne, që në shkurt, akoma pa u hapur tenderi farsë. Belinda Balluku nuk iu përgjigj atëherë pyetjes se çfarë e lidh me kompaninë greke. As sot nuk është në gjendje të shpjegojë pse vetëm kompania greke mori pjesë në tenderin që ajo dhe Edi Rama e shpallën me bujë të madhe disa javë më parë. Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të sukses! Është një aferë që ka për të dështua”, tha ai.

Për këto akuza, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku mbajti këtë qëndrim:

“Ne kërkojmë që të bëhet një punë e mirë dhe të ketë një lupë mbi çdo dokument. Pra, mos të kalojë asgjësi siç nuk duhet të kalojë. Menjëherë pasi të kemi një rezultat nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, sepse këtë nuk e bën ministri dhe as kryeministri, dhe PD-ja duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ne nuk hyjmë në çështjet teknike që u takon teknikëve. Menjëherë sapo të kemi rezultatin nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) do ta bëjmë publike dhe nuk shqetësohem fare nga deklarata e PD, pasi janë deklarata që shkruhen apostafat me mjegull", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat