“Ku i gjejnë lekët vallë?”/ Shkrimtarja: Pse nuk hapin një panair betonieresh me rastin e 100 vjetorit të Tiranës?

Shqipëria

“Ku i gjejnë lekët vallë?”/ Shkrimtarja: Pse nuk hapin një panair betonieresh me rastin e 100 vjetorit të Tiranës?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim

Shkrimtarja e njohur, që jeton në Holandë, Flutura Açka, përmes një poezi të shkurtër të postuar në Facebook-un e saj tregon diferencën mes qytetit Ringvaartaquaduct në Holandë dhe Tiranës së pushtuar nga ndërtimet.

“Pse nuk hapin një panair betonieresh me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit më të ngulfatur të Europës?“, pyet shkrimtarja.

Postimi i plotë:

Vjeshtë në Ringvaartaquaduct, Holandë

Se si i kalon vijat e bardha uji mbi autostradë, mos më pyesni.

Se si t’i numëroj kantieret e betonit në Tiranë që s’na lënë kund me kalu, po.

Ku i gjejnë lekët vallë në këto kohë varfërie ekstreme të botës?

Gjithçka është mpirë, veç ndotjes ajrore, psikike, akustike dhe euro-stike e Tiranës!

Pse nuk hapin një panair betonieresh me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit më të ngulfatur të Europës?

Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të premtonte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi klienteliste, por sot pas më shumë se 4 vjetësh në krye që kryeqytetit ndërtimi po lulëzon kudo nëpër Tiranë.

Por nën “maskën” e masterplanit të ri “Tirana 2030”, sheshi Skënderbej do të jetë tërësisht i rrethuar me kulla të larta, dhjetë të tilla, dhe praktikisht do të shërbejë si oborri i këtyre ndërtesave private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat