OFL drejt ‘shkrirjes’/ Lleshaj: Do të kërkojmë shtyrje të afatit. Ligji antimafia s’ka funksionuar

Shqipëria

OFL drejt ‘shkrirjes’/ Lleshaj: Do të kërkojmë shtyrje të afatit. Ligji antimafia s’ka funksionuar

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar se ligji antimafia nuk ka funksionuar e se ligji do të amendohet.

Lleshaj u shpreh në emisionin “Përballë” se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen, duke thënë kështu që afati përfundimtar i OFL-së nuk do të jetë 1 janari ashtu siç është thënë në media.

“Ligji antimafia nuk ka funksionuar. Është amenduar dhe është hapur mundësia që të funksionojë në të ardhmen. Pandemia ka sjellur ngarkesë të madhe do na duhet të mendojmëpër një amendim të ligjit. Do të kërkohet shtyerje e afatit që të mbyllen ceshtjet që janë në gjykatë. Janë mbi 1500 pasuri që presin një vendim nga gjykata. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur”, ka thënë Lleshaj.

Më tej Lleshaj tha se më tej do të shikojnë mundësi të tjera se si do të vijojë proçesi i OFL-së kur të zbardhet pasuria e çdo kujt që dosja iu është dorëzuar në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat