Lot dhimbjeje në Thumanë! Familjarët përkujtojnë viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit

Shqipëria

Lot dhimbjeje në Thumanë! Familjarët përkujtojnë viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:10
Thumanë

Lot dhe dhimbje në Thumanë! Familjarët e viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit kanë shkuar në varrezat e qytetit, për të përkujtuar të afërmit e tyre, që tërmeti tragjik i një viti më parë u mori jetën.

Në Thumanë u shuan tre familje, duke shënuar 26 viktima.

Familja Lala, Cara dhe Gregu ishin tri familjet më të prekura në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit. Më fort se këdo tjetër tërmeti ka goditur familjen Cara.

Plot 9 anëtarë të kësaj familje janë zënë nën gërmadha.

Nga këta vetëm dy u nxorën me frymë jete prej rrënojave. Shtatë të tjerë mbyllën sytë përgjithmonë.

Kujtojmë se mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat