Fotot e morgut/ Mërtiri: U kërkua të mos paraqiteshin për të fshehur realitetin dhe të mbrohej Rama

Shqipëria

Fotot e morgut/ Mërtiri: U kërkua të mos paraqiteshin për të fshehur realitetin dhe të mbrohej Rama

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:18
Ergys Mërtiri

I ftuar në Ora News, pedagogu Ergys Mërtiri u shpreh se u kërkua që të mos paraqiten fotot nga morgu i Tiranë dhe dënohen ata që paraqesin një realitet.

Mërtiri tha se kërkesa për të mos botuar këto foto, nuk vjen nga skrupuj moralë, por nga qëllimi për të mos publikuar realitet dhe shtoi se kështu përpiqet që të mbrohet Rama.

Ergys Mërtiri: Vetëm në Shqipëri ndodh që opozita dhe gazetarët të mos bëjnë punën e vet për të mos paraqitur realitetin. Kërkohet që të mos paraqiten fotot nga morgu i Tiranë dhe dënohen ata që paraqesin një realitet. Opozita ka detyrë të nxjerrë ato gjëra që shkojnë keq, se kjo gjë mund të ndodhë edhe me denoncimin e varfërisë, por këtu nuk mund të thuhet se po politizohet. Sigurisht që në publikimin e fotove, ka një lloj etike, pasi nuk mund të përdoren për audiencë apo politikë.

Në përgjithësi mediat tona nuk janë etike, shfaqin pornografi dhe banalitet. Ato konsumojnë edhe vepra penale në mënyrë të tillë. Kemi parë edhe më parë publikimin e raportit të prokurorisë ku tregohej se si një person përdhunonte një minorene. Kërkesa për të mos botuar këto foto, nuk vjen nga skrupuj moralë, por nga qëllimi për të mos publikuar realitet. Kështu përpiqet që të mbrohet Rama. A tregojnë këto foto një realitet të qartë? Sigurisht që kjo është një çështje që kërkon debat.

Mërtiri krahasoi edhe me sistemin e kaluar duke theksuar sotpraktikat e funksionimit të shtetit kanë prodhuar praktika ekstra-ligjore, ngjashëm me qeverisjen para viteve ’90.

Ergys Mërtiri: Nuk mund të thuash se u bë lufta dhe ajo justifikon marrjen e pushtetin. Vetë Partia komuniste bëri një palë zgjedhje për të legjitimuar pushtetin. Sigurisht që këto zgjedhje u bën në një limë terrori dhe nuk mund të thuash se ishin të lira dhe demokratike. Edhe Hilteri ka ardhur me zgjedhje në pushtet, por nuk mund të themi se regjimi i tij ishte i mirë. Ai i dha botës miliona viktima dhe një luftë botërore që shkaktoi dëme që vazhdojnë edhe sot. Regjimi monist ka prodhuar një shtet informal brenda atij formalit. Sot praktikat e funksionimit të shtetit kanë prodhuar praktika ekstra-ligjore. Ne sot shpërfillim ligjin dhe nuk ndërtojmë dot institucione të qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat