Rindërtimet e tërmetit të 26 nëntorit, denoncon Pojana: Ligjërisht nuk ekziston asnjë marrëveshje

Shqipëria

Rindërtimet e tërmetit të 26 nëntorit, denoncon Pojana: Ligjërisht nuk ekziston asnjë marrëveshje

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:37
Klevi Pojana

Edhe pas një viti që nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ende debate të hapura në lidhje me vonesat në rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Një reagim të tillë ka pasur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI në Tiranë, Klevi Pojana që ka denoncuar shkeljen në lidhje me mungesën e një marrëveshje rindërtimi.

Pojana ka shkruar se “Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë njoftimin se vlefshmëria dhe efektiviteti i marrëveshjes kuadër të lidhur me disa operator PUSHON SË EKZISTUARI!”

Sakaq Pojana ka shtuar edhe aktin e FSHZH, ku thuhet se marrëveshja ka pushuar së funksionuari.

“Ligjërisht sot nuk ekziston asnjë marrëveshje për ndërtimin e këtyre banesave.Thënë ndryshe, jemi akoma në fazën e projekteve 3D kur tashmë duhet të kishin përfunduar mbi 70% e banesave. Është e turpshme dhe e dënueshme se si mungon vullneti dhe vizioni për t’i dhënë zgjidhje sa më parë kësaj plage të madhe sociale.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat