Lirohet Admir Çerpja, i penduari i grabitjes së Rinasit në 2017

Shqipëria

Lirohet Admir Çerpja, i penduari i grabitjes së Rinasit në 2017

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:55
Admir Çerpja

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lirojë një nga të penduarit e dosjes së grabitjes së Rinasit, Admir Çerpja. Një nga të penduarit e grabitjes së Rinasit në vitin 2017.   

Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin  2019, u la i lirë nga gjykata.

Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave ta Rinasit

Ai përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve, ndërsa për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit  ata do të lirohen për të pritur gjykimin në masë më të butë.

Pak ditë më parë u lirua dhe Ditjon Memlikaj po në statusin e bashkëpunëtorit.

Më 9 shkurt 2017 në aksin Tiranë-Rinas, u sulmuan makinat e blinduara të një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se u morën rreth 3.2 milionë dollarë. Pak ditë më pas u arrestua Admir Çerpja ndërsa në afërsi të banesës së tij u gjetën të groposur tenxhere me presion brenda së cilës u gjetën dhe një sasi parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat