Historiani: Akti origjinal i pavarësisë ndodhet në Shqipëri! Ja çfarë kam zbuluar gjatë studimit

Shqipëria

Historiani: Akti origjinal i pavarësisë ndodhet në Shqipëri! Ja çfarë kam zbuluar gjatë studimit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:06
Niko Kotherja

Studiuesi dhe historiani Niko Kotherja në një intervistë për RTV Ora ka thënë se gjatë studimeve të tij mbi aktin e pavarësisë së Shqipërisë, ka zbuluar se origjinalja ndodhet në Shqipëri.

Kotherja ka vijuar duke treguar se dy njollat që duken në letrën e firmosur nuk janë vula, por janë dy njolla boje, teksa ka shtuar se është firmosur në dy faqe dhe jo në një siç dihej.

Kotherja: Në vitin 2011 në tre faqet e para të një të përditshmje shqiptar, unë kam botuar për herë të parë fotografinë e aktit origjinal të pavarësisë. Jo të imazh që ishim mësuar ta shihnim gjithnjë, por një imazh që ishte marrë nga botimi që i bëri Lef Nosi në vitin 1937. Në 2011 arrita të zbuloj një fotografi që ishte shkrepur nga Kel Marubi në ekspozitën e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Zgjidhi shumë enigma, mes të cilave na la të kuptonim që akti ishte i përpiluar në dy faqe dhe jo vetëm në një faqe. Akti ishte në një letër me vija, ku ishin bërë nënshkrimet.

Dy njolla që gjenden në botimin e  vitit 1937 dhe që dyshoja se mund të ishin vula, rezultoi një mendim i gabuar, pasi ishin njolla boje dhe asgjë të përbashkët me një vulë të ndonjë personazhi, si në aktin e Kongresit të Manastirit ku përfaqësuesit kishin vulë. Akoma jam në hetim të gjurmëve të tjera të aktit të pavarësisë sipas asaj që unë kam arritur të konkludoj me kërkimet e mia që vetëm një pjesë kam publikuar.

Unë mund të them që akti i pavarësisë ndodhet në Shqipëri, nuk është një dokument që ka kaluar kufinjtë e vendit. Mbase në një të ardhme mund të bie në duar e studiuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat