Përplaset 3 herë, shoferi i dehur plagoset rëndë dhe lë pa drita zonën e Ishull-Lezhës

Shqipëria

Përplaset 3 herë, shoferi i dehur plagoset rëndë dhe lë pa drita zonën e Ishull-Lezhës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Një automjet me drejtues, Jetmir Shahini, punonjës i prokurorisë në Lezhë, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me një kabine elektrike në Ishull-Lezhë.

Siç raporton për abcnews.al gazetari Gjergji Figuri më pas ai ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT dhe sërish nuk është ndaluar dhe ka goditur një mjet tjetër ne qytetin e Lezhës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Nga goditja e kabinës ka mbetur  pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit. Policia ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet në të tre vendet ku është përplasur mjeti.

Ndërkaq, nga rënia e kabinës elektrike është bllokuar për rreth 1 orë edhe aksi rrugor në Ishull-Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat