I shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, arrestohet 29 vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, arrestohet 29 vjeçari

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh është arrestuar në Korçë.

Edjan Brata, banues në Kamëz, më 11 shtator të 2020 në hyrje të qytetit të Pogradecit po transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë pëe të ndaluar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.09.2020, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. B., 29 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë”, njofton Policia.

Sakaq Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 30.10.2020 ka caktuar masën “Arrest me Burg” për Bratën nën akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

29 vjeçari i kishte premtuar kalim drejt vendeve të BE emigrantëve në këmbim të një shume prej 60 eurosh.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat